Connect with us

Politike

Nxjerr Ballën ta çojë Parlamentin në erotizëm/ Abilekaj: Rama ka shkatërruar çdo institucion, s’ka parlament

Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar kanë ndezur një debat të ashpër në mesin e panelistëve të cilët ngrenë pretendime për një degradim total të parlamentit dhe vënë në dyshim se kush e mban realisht pushtetin në vend.

Në qendër të kritikave është Kryeministri Edi Rama, për të cilin analisti Enton Abilekaj tha se është përgjegjës për shkatërrimin e institucionit ligjvënës dhe për një mungesë të paprecedentë në seancën ku u votua qeveria e tij e re.

Sipas Abilekajt, parlamenti shqiptar ka marrë fund dhe është kthyer në një parodi, ku kryeministri i shmanget detyrimit kushtetues për të dhënë llogari. Mungesa e tij dhe e vetë ministrave të emëruar gjatë votimit në seancë plenare, cilësohet si një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e pluralizmit, duke dëshmuar për një nivel të ulët të diskursit dhe funksionimit institucional.

Abilekaj, vëren se Rama ka shkatërruar çdo institucion që nuk e kontrollon dot plotësisht, duke e degraduar parlamentin në një nivel ku askush nuk e beson më. Një tjetër pikë kritike janë emrat e rinj të kabinetit, të cilësuar si figura krejtësisht të panjohura edhe për vetë opozitën.

Advertisement