Connect with us

Politike

“O Bido si e katandis veten kështu?”/ Shehaj përplaset me deputetin socialist

Nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, i ka tërhequr vërejtja Agron Shehajt, kreu i partisë ‘Mundësia’, për fjalorin ofendues që po përdorte në drejtim të kolegëve të tij socialistë.

Pjesë nga diskutimi:

Agron Shehaj: Po çfarë bën kështu mo Bido, si mund ta katandisësh veten kështu? Taulanti ka 30 vjet në politikë, para se të humbiste nderin, moralin, iu desh kohë. Nuk është kaq e thjeshtë, ti je një drejtor i vogël Bido, ah çfarë ka bërë Balla për të arritur aty ku është. Nuk mjafton të dalësh kundër protestuesve… pafytyrësia jote nuk ka limit, çdo ditë del dhe na sulmon. Që ta dish, se duhet të mësosh pak nga Taulanti se gënjejnë më mirë se ty…

Klodiana Spahiu: Kërko falje për fjalorin e përdorur ndaj kolegëve, këtu nuk kemi palaço, nëse ti njeh njeri për palaço shiko gjeje në vend tjetër. Ke 10 minuta që nuk flet asnjë fjalë për interpelancën, por merresh me kolegët e tu.

Agron Shehaj: S’ke turp?!

Klodiana Spahiu: Çfarë the Ju tërhiqe vëmendjen për fjalorin e përdorur. Jepja fjalën të vazhdojë duke kërkuar falje për kolegun Bido… S’ka as palaço as legenë këtu, kërko falje dhe pastaj vazhdo fjalën aty ku e ke lënë.

Advertisement