Aktualitet
O i pakënaquri i vogël i Berishës/ Mila debat me Lisandër Hoxhën: Batuta e lodhur
Deputetja e PS, Sara Mila, debatoi me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, duke iu referuar këtij të fundit me ironi si “i pakënaquri i vogël i Berishës”.
Gjatë replikave deputetja socialiste tha se as nuk e konsideron Hoxhën si pjesë e PD.
Përfaqësuesi demokrat tha se gjuha e Milas është modeli që PS ka sjellë në Parlament, dhe që sipas tij i ka lodhur qytetarët. Hoxha i tha deputetes së PS se po përdoret nga Rama pasi sipas tij nuk ka mbetur më njeri për ta mbrojtur.
DEBATI
Mila: O i vogli i pakënaqur i Berishës, tani dëgjo pak këtu.
Hoxha: Unë nuk kam ardhur për ju këtu moj zonjë, kam ardhur për qytetarët. E dija që do bëje gallëtë, por problem është…Ky është modeli, e ke parë në Parlament? Gallatë, humor. Prandaj janë lodhur qytetarët.
Mila: Ti mund të shkosh te partia e këtij Pilinçit, të bëhesh sekretar i përgjithshëm besoj, sepse i shkon formatit dhe këtyre batutave të lodhura…
Nazarko: Pilinçi thonë që është krijesë e PS
Hoxha: Duke bërë gallatë s’fiton gjë, do të heqë notë sjelle Fuga.
Mila: Nga PD merrem vetëm me ata që pëlqen doktor Berisha. Ata që s’pëlqen Berisha, nuk përfaqësojnë as PD-në.
Hoxha: Anija e tranzicionit është mbytur. Sara po të përdor Rama në një fazë të vështirë kur s’ka ngelur njeri për ta mbrojtur.
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u përfshinë në një debat të fortë politik, ku nuk munguan ironitë dhe akuzat reciproke.
Gjatë debatit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mila vuri në dyshim mbështetjen që, sipas saj, Hoxha gëzon brenda PD, duke përsëritur se atë nuk e do as kryetari i partisë së tij.
Nga ana tjetër, Hoxha akuzoi mazhorancën se e lidh politikën me interesa të tjera dhe argumentoi se modeli politik i socialistëve po refuzohet nga qytetarët.
DEBATI
Mila: Dil atje dhe merri zemrën kryetarit, që t’u marrësh pastaj zemrën qytetarëve shqiptarë. Kur s’ia merr dot zemrën kryetarit s’ua merr dot qytetarëve!
Hoxha: Ajo që ju lidh ju me politikën është burgu i Peqinit.
Mila: Ty nuk të do kryetari yt!
Hoxha: Mua më lidh pasioni për ta bërë këtë vend më të mirë, juve ju lidh burgu i Peqinit. Do të bëjë banalizim. E ke parë Ramën në Parlament?! Po pse politikë batutash do bëjmë këtu? Unë kam ardhur për qytetarët.
Modelin tuaj politik e refuzojnë njerëzit në rrugë.
Mila: Ashtu siç ju refuzon ju kryetari juaj.
Hoxha: Unë shkoj në protestë zonjë.
Mila: Nuk jeni mjaftueshëm për demokratët.