Aktualitet
“O sokol, hipi në makinës dhe ik!”/ Zjarri i rrezikon jetën zjarrfikësit, momenti dramatik kur kolegu e paralajmëroi
Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe jetët e zjarrfikësve që po përballen me flakët.
Duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe rrezikojnë jetën e disa zjarrfikësve dhe automjetet që ndodheshin aty.
“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij.
Ndërkohë në ‘luftën’ me flakët, veç forcave zjarrfikëse dhe autobotëve, është angazhuar edhe një helikopter, i cili po punon nga ajri për shuarjen e zjarrit.