Connect with us

Kosova

Opozita rrezikon kolaps politik dhe financiar në Kosovë, nëse nuk e mbështet Glauk Konjufcën

Analisti politik Melazim Koci vlerësoi se ka një mundësi të humbur për të formuar një qeveri teknike që do ta çonte Kosovën në zgjedhjet e marsit, duke paralajmëruar se refuzimi i opozitës për të mbështetur Glauk Konjufcen mund të çojë në paqëndrueshmëri financiare dhe institucionale.

Ai beson se partitë politike duhet të mendojnë për këtë çështje në ditët e ardhshme dhe ndoshta të votojnë për Konjufcën, në mënyrë që të mos marrin përgjegjësi për një kolaps të mundshëm financiar dhe politik, ose që të mos humbasin votat e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

“Mundësitë janë të pakta, sepse pas kësaj procedure te inicuar  nga Vjosa Osmani, rreziqet janë thelluar. Kurti bëri kompromis me emrin e Konjufces, ndërsa opozita, duke refuzuar të votojë, po e çon Kosovën në kolaps financiar dhe kaos institucional”, theksoi Koci dhe shtoi se kjo përbën  rrezik serioz për stabilitetin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht kur bëhet fjalë për buxhetin.

Advertisement