Politike
ORGANIZATORI: KA GRUPE SERBE E GREKE, REAGON KRYEMINISTRI RAMA
Një nga organizatorët e protestës së Zvërnecit, Arben Kola, tha se ka grupe të infiltruara që përpiqen të minojnë lëvizjen. Ai përmend ato greke e iraniane, duke rënë dakord me fjalët e kryeministrit Rama.
“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve.
Ai u shpreh edhe për incidentin e një nate më parë me përdhosjen e flamurit izraelit duke thënë se distancohen prej kësaj.
Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë”, tha Kola
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë.Ai ka ndarë një foto të nismëtarit Arben Kola, dhe me një shkrim poshtë saj ku ai citohet duke thënë për mediat: “Ka grupe greke dhe serbe në protestë, do t’i nxjerrim me emra”.
Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri shkruan: “Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”.