Connect with us

Aktualitet

OSBE në alarm për rregulloren e GJKKO-së, analizon kufizimet ndaj medias

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila parashikon ndryshime në mënyrën e mbulimit mediatik të proceseve gjyqësore, po shqyrtohet edhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Prania e OSBE-së në Shqipëri ka bërë të ditur se është në dijeni të zhvillimeve dhe po analizon nëse rregullorja ka ndikim mbi garancitë e gjykimit të drejtë, transparencën e procedurave gjyqësore dhe aksesin e medias. Gjithashtu, organizata do të vlerësojë nëse akti është në përputhje me legjislacionin shqiptar, angazhimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Rregullorja, e hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erion Bani, parashikon që gazetarët të kërkojnë autorizim për ndjekjen e seancave gjyqësore, vendos kufizime për praninë e kamerave dhe ndalon përdorimin e telefonave celularë gjatë zhvillimit të seancave. Këto ndryshime kanë nxitur diskutime lidhur me balancën mes administrimit të proceseve gjyqësore dhe garantimit të transparencës në raportimin mediatik.

Advertisement