Connect with us

Politike

“Pa 300 mijë euro, harrojeni!”/ Prapaskenat e politikës

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste në Top Channel, ka treguar hapur prapaskenat që ndodhin në politikë dhe veçanërisht në kohën kur caktohen kandidatët për deputetë.

Kryemadhi deklaroi se, për t’u zgjedhur deputet, duhet të kesh burime financiare të mëdha. Sipas saj, duhen minimumi 300 mijë euro për t’u bërë pjesë e listave që të çojnë në Kuvend.

Arsyeja, sipas ish-kryetares së LSI-së, lidhet me kostot që përfshin fushata, duke filluar nga karburanti, kafet, qiratë e zyrave, banderolat, posterat dhe mitingjet.

Kryemadhi: Çfarë do të prodhojë reforma zgjedhore? Nëse ne do të prodhojmë një sistem ku vendosen deputetët që do kryetari i partisë dhe nuk vendosen ata që do partia, kjo është një problem tjetër, sepse nuk i përfshin dot të rinjtë në politikë përballë “bishave” të mëdha të politikës, të cilat janë të konsoliduara dhe kanë edhe burime financiare.

Unë, për shembull, kur më është thënë: Dua të kandidoj për deputet, i jam përgjigjur: Unë të kandidoj ty për deputet? Që të kandidosh për deputet të duhen minimumi 300 mijë euro. Vetëm për karburant, kafe, qira zyrash, banderola, postera dhe mitingje, nuk ka mandat deputeti pa 300 mijë euro. Harrojeni.

Ndërkohë, unë thashë që me 300 mijë euro hap një gropë pallati dhe e dhjetëfishoj investimin.

Advertisement