Connect with us

Aktualitet

Pa dokumente/ Policia bllokon 5 skafe dhe vendos gjoba

Pesë mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës gjatë kontrolleve të zhvilluara në vijën bregdetare.

Kontrollet janë kryer pasditen e sotme, në kuadër të verifikimit të dokumentacionit dhe respektimit të rregullave nga mjetet lundruese. Gjatë patrullimeve, efektivët kanë ndaluar skafet “Rolex 1”, “Hans 1”, “Noens-S”, “Venus” dhe “Brizo”.

Sipas Policisë Kufitare, drejtuesit e këtyre mjeteve nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm në bord. Për secilin prej tyre është vendosur gjobë administrative në masën 10 mijë lekë.

Mjetet lundruese janë bllokuar deri në shlyerjen e masave administrative dhe plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.

Advertisement