Connect with us

Rajon

“Pa shqiptarët nuk ka të ardhme”/ Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është e rrezikuar…

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh në Samitin e Diasporës lidhur me protestat e fundit të studentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të kryer provimet në gjuhën shqipe.

Ai tha se gjuha është në rrezik dhe të gjithë duhet t’i dalin zot.

Ai nënvizoi arritjet e marrëveshjes së Ohrit dhe tha se çdo koment tjetër është në dëm të saj. Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut ka nevojë për shqiptarët ose në të kundërt, nuk ka të ardhme.

FJALA E KREUT TË BASHKIMIT DEMOKRATIK:

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që duhet t’i dalin zot të gjithë gjuhës që e flasin të gjithë. Gjuha shqipe në Maqedoni, me marrëveshje të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA-të, është garantues NATO dhe ne kemi besuar në autoritetin e SHBA-ve, BE dhe NATO-s, kemi hedhur firmën, kemi pranuar marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe kemi qenë të sigurt dhe kemi punuar bashkërisht. Suksesi i marrëveshjes së Ohrit dhe arritjet, që nga simbolet kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe, e folura në administratë e shqipes dhe përfundimi i ligjit të gjuhës shqipe që e flasin mbi 20% të qytetarëve, është gjuhë zyrtare me alfabetin e saj. Çdo koment tjetër është vetëm për ta gërryer përfundimisht marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin. Përgjegjësinë e kemi të përbashkët. Maqedonia ka ardhmëri në bashkëjetesë, bashkëqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”.

Advertisement