Gjithashtu, Borrell ka përmendur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat kanë marshuar dje në Mitrovicë të Jugut dhe retorikën e ashpër të Serbisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Borell dhe gjithë tjerët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është vend pa ligj.
“Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit”, shkroi Pacolli.
Ai më tutje theksoi se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm.
“Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës!”, shkroi Pacolli.