Connect with us

Kosova

Pacolli: Lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Ish presidenti i Republikës së Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Behgjet Pacolli ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook Pacolli shkruan:

“Shpirtërisht mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që kjo lulëkuqe të vendoset zyrtarisht si simbol i këtij Gjenocidi. Bashkërisht t’i nderojmë viktimat e pafajshme të gjenocidit serb”.

Advertisement