Connect with us

Politike

‘Paketa e despiunizimit’, Jo më spiunë në politikë

Brenda 10 ditësh Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive. Ai tha se në grup parlamentar është diskutuar e çuar për atë që e quajti ‘paketa e despiunizimit’.

Ka nevojë urgjente e politikës shqiptare dhe instituic9ioneve të tjera për tu pastruar nga ush bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.  Kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces, i pari ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit të shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për tu verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin ën Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë kandidatet të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë.

Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Balla.

Lajm në përditësim…

Berisha ‘non grata’ edhe nga Bashkimi Evropian? Balla: Besoj se do të ndodhë shumë shpejt

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është i bindur se shumë shpejt edhe Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do t’i bashkëngjiten SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në dënimin e personave të korruptuar dhe që minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimimit të demokracisë, SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë gjithmonë të koordinuara mes tyre. Ka një iniciativë në Parlamentin Evropian, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo të përfshirë në instrumentet e tjerë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Perëndimor. Në vlerësimin tim edhe dënimi nga BE nuk do të vonojë, ky është vlerësimi im. Është logjike që kjo të ndodhë dhe besoj se do të ndodhë”, tha Balla, në prononcimin për mediat.

Financimi rus për PD, Balla: Të rrisim transparencën dhe të kuptojmë burimin e të ardhurave! Shqipëria nuk është vend imun ndaj kërcënimeve të Rusisë

Taulant Balla ka treguar se në takimin që zhvilloi me ambasadoren Yuri Kim gjatë ditës së premte diskutuan për financimet ruse. Sipas Ballës, asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe theksoi se mekanizmat mbrojtës duhen adresuar. Gjithashtu shtoi se duhet rritur transparenca e financimit të partive politike për tu zbuluar burimet apo aktorët jo miqësorë me Shqipërinë.

“Kemi diskutuar për këtë çështje. Nuk mbaj mend sa herë kam dalë dhe kam folur për dyshimet e një skeme financimi të PD nga një kompani guackë. Duhet të themi që as Shqipëria dhe asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë prej shumë vitesh nga përpjekjet e Rusisë për të dëmtuar demokracinë në vendet jo miqësore. Rasti i bërë publik është një rast alarmi, është një zile alarmi dhe  në të gjitha vendet, këto përpjekje kanë ndodhur.

Keqardhja është që në rastin e fundit kishte shifra konkrete. Rritja e mekanizmave mbrojtës duhen adresuar. Kemi miratuar edhe ne një sërë rekomandimesh përmes një rezolute që ka të bëjë me dezinformimin dhe ndërhyrjen e aktorëve të huaj në çështja të brendshme. Ne duhet të fillojmë të mendojmë se si duhet të rrisim transparencën e financimit sipas parimeve më të mira ndërkombëtare në mënyrë që të kuptojmë që në rast të identifikimit të financimit nga burime apo aktorë të tjerë jo miqësorë me Shqipërinë, duhet të jemi të mbrojtur”, tha Balla.

‘Territorialja’, Balla: Ekspertët sugjerojnë 61 bashki dhe 12 qarqe! Alibeaj të mos ndihet i provokuar, por të respektojë vendimin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh pas mbledhjes së grupit se ekspertët kanë arritur në përfundimin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territoriale e vendit. Një mesazh e kishte edhe për kundërshtarin e tij, kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke i thënë se nuk ka përse të ndihet i provokuar por të respektojë vendimin.

“Për t’ju kthyer komunikimit që kemi pasur së bashku, ne me grupin parlamentar të PS kemi marrë informacion nga gfrupi i ekspertëve. Pasi morëm në konsideratë të gjitha rekomandimet e propozimet dhe vlerësuam ecurinë e deritanishme, na kanë sugjeruar që mes propozimeve që kanë ardhur, ka propozime për rritje të numrit, për zvogëlim të numrit. Ju solla rastin e një bashkie të Tiranës. Konkluzioni i ekspertëve është që t’i qëndrojmë kësaj ndarje administrative territoriale. Edhe nëse merret një vendim, nuk zhvillohet në këto zgjedhje që vijnë, por në 2027.

Ekspertët e angazhuar nga ana jonë na sugjerojnë se në dobi të një pune më të mirë të bashkive, do të kemi dhe një raport konkret që sjellin të gjithë argumentat që mbrojnë qëndrimin tonë. Ne kemi arritur në përfundimmin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territorial e vendit. Komisioni vijon punën, përfaqësuesit tanë do të kenë edhe sugjerimin e ekspertëve, por vendimmarrjen e ka Komisioni. Kur të shkojnë në seancë plenare, do të ketë edhe vendim për këtë çështje. Uroj që Alibeaj të mos ndihet më i provokuar sepse në demokraci, të pëlqen apo jo, vendimi i kundërshtarit është i tij”, tha Balla.

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING