✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Pamje dramatike nga Siçilia, dy tornado përfshijnë bregdetin dhe shkaktojnë dëme

Një tornado e dyfishtë ka goditur bregdetin perëndimor të Siçilisë, në Itali, duke shkaktuar dëme në ndërtesa, automjete dhe toka bujqësore. Fenomeni ekstrem u regjistrua të premten, më 9 tetor, pranë qytetit të Marsalës, ndërsa dy kolonat e ajrit lëvizën nga deti drejt tokës, në drejtim të zonës së Trapanit.

Si pasojë e motit të keq, shkolla “Alcide De Gasperi”, në lagjen Terrenove, pësoi dëme të konsiderueshme. Ndërkohë, në Petrosino, një automjet u godit nga tornadoja dhe përfundoi në një përrua.

Dy personat që ndodheshin brenda makinës mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pamjet e regjistruara në bregdetin e Biscione, në Petrosino, pranë Sibilianës, tregojnë momentin kur tornadoja formohet mbi det dhe afrohet drejt tokës, duke përfshirë zonën bregdetare.

Fenomeni la pas dëme materiale, ndërsa shërbimet e emergjencës ndërhynë për t’u përballur me pasojat. Autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga kjo ngjarje e pazakontë meteorologjike.

Advertisement