Connect with us

Kronike

Pamje nga momenti kur Klered Bozhanaj plagos me plumb efektivin e Shqiponjave

Pak orë pasi u raportua dinamika e plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, përfshirë edhe fshehjen e kolegëve të tij pas krismave të lëshuara nga autori Klered Bozhanaj, Policia e Shtetit ka shpërndarë në media “versionin zyrtar” të ngjarjes.

Të dhënat konfirmohen edhe nga një video e ngjarjes.

Por, më së pari po raportojmë versionin e policisë e më tej po kryejmë krahasimin me videon.

Sipas “versionit zyrtar” të Policisë:

Rreth orës 18:50, 20 shtator patrulla ka qenë duke patrulluar në pallatet e kompleksit “Gjura”, në Tiranë.

Edlir Alleshi dhe efektivi i tij kanë parë një person që qëndronte në këmbë në lulishte duke pirë cigare të cilin pasi e kanë kaluar kanë vënë re se po i largohej prezencës së policisë. Pasi kanë vërejtur lëvizjen e tij kanë vendosur ta pyesin duke ju prezantuar në mënyrë të qartë që ishin punonjës policie, por kanë marrë një përgjigje arrogante prej ketij personi i cili ju ka thënë “ik më lini rehat”.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë ndaluar motorin për të kryer një verifikim por ai është larguar me vrap duke hyrë në shkallët e pallatit. Pas largimit me vrap Alleshi e ka ndjekur nga pas nëpër shkallë. Pas tyre ka shkuar dhe efektivi i dytë.

Alleshi i ka thënë kolegut  se personi që po ndiqnin ishte i armatosur.

“Gjatë ndjekjes nëpër shkallë të përsonit që po ndiqnin janë qëlluar me armë zjarri nga sipër po nga ky person. Të ndodhur në këto kushte punonjësit e Policisë janë kthyer pas për të siguruar vetëm si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit efektivi tjetër ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit Alleshi i ka treguar se ishte plagosur. Menjëhere ka marrë efektivin e ka futur bashkë edhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinë dhe e kanë nisur për në Spital me qëllim dhënien e ndihmës mjekësore”.

Pra, identifikohen të paktën dy elementë në “versionin zyrtar”: 1. Kanë shkuar tek lokali për të njoftuar klientët dhe; 2. Alleshi, kur ka qenë para hyrjes së pallatit, ka treguar se ishte plagosur.

Por, ndërkohë, nuk përmendet fare se në vendngjarje kishte qenë edhe një motor i dytë me efektivë të “Shqiponjave” policore.

Tani kalojmë tek video e ngjarjes.

Pamjet dëshmojnë pjesën e jashtme dhe të brendshme të lokalit që gjendej pranë vendit të ngjarjes.

Në pjesën e jashtme të lokalit (në të djathtë të videos) gjendet Edlir Alleshi. Ndërsa në pjesën e brendshme të lokalit është kolegu i tij, me të cilin qëndron dhe udhëton me motor gjatë shërbimit.

Video ka regjistruar momentin e plagosjes së Alleshit në bark dhe kjo duket qartësisht nga lëvizjet e tij. Në momentin e plagosjes, efektivi Alleshi gjendet përpara lokalit (dhe jo para pallatit).

Ndërkohë, kolegu i tij (në të majtë të videos), duket qartë që vrapon në brendësi të lokalit dhe fshihet në zonën pranë tualetit.

Në lokal nuk ka asnjë klient që “mund të ishte në rrezik”, sipas versionit zyrtar të policisë.

I vetmi person civil në lokal është kamarieri (me bluzë të bardhë), i cili i ka qëndruar pranë efektivit të plagosur.

Kjo video nuk tregon se ku ishin dy efektivët e tjerë, të cilët kanë qenë vetëm 20 metra larg kolegut të plagosur, por që gjithashtu janë fshehur dhe nuk kanë parë asgjë nga dinamika e ngjarjes pas të shtënave.

Madje, nuk kanë parë as se ku ka shkuar autori i ngjarjes.

Në versionin zyrtar të policisë thuhet se Klered Bozhanaj hipi në shkallët e pallatit, por nuk thuhet askund se ku iku dhe se si iu largua ai forcave policore, “të cilat po e mbanin nën mbikqyrje”.

Sipas asaj që mësoi “Boldnews.al”, pas plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, tre kolegët e tij u fshehën dhe nuk panë asgjë. Kjo ishte arsyeja që ata nuk vunë re se autori, Klered Bozhanaj, kishte hipur në hyrjen tjetër të pallatit ku jetonte dhe aty qëndroi për rreth 24 orë, derisa u bind që të shkonte në shtëpinë e tij, ku edhe u arrestua nga Policia./boldnews

Kronike

Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin, u largua drejt Apolonisë, 12 të shoqëruar

FIER– Autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier është ende në arrati. Pasi qëlloi me një plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, 23-vjeçari Asllan Mernica u largua nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se kontrollet gjatë natës janë përqendruar në zonën Sulaj, Havaleas dhe Apoloni. Policia ka dyshime se pasi braktisi makinën pranë vendit të vrasjes në fshatin Baltëz, autori është larguar me këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 12 persona për ngjarjen, familjarë të autorit të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për vendndodhjen e 23-vjeçarit. Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje të vetëdorëzohet.

Lajm ne përditësim…

Continue Reading

Kronike

Artan Hoxha rrëfen detaje mbi vrasjen e efektivit të Forcave Shqiponja në Fier

Artan Hoxha dha disa detaje të reja për ngjarjen e DJESHME që tronditi vendin, ku mbeti i vdekur efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

28-vjeçari u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit, nga 23-vjeçari Azgan Mernic,  dyshohet për një konflikt të çastit.

Gazetari tregon se babai i tij është polic dhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Novruzit në sallë operative. Ai gjithashtu tregon se vite më parë, kur punonte në Komisariatin e Hasit, ai ka vrarë një person tjetër për vetëmbrojtje.

“Në sallë operative ka qenë babai i vet, është polic. Informacioni paraprak është dhënë në sallë operative, imagjinoni çfarë kaosi është krijuar.

Babai i vetë ka qenë polic i Komisariatit të Hasit dhe për vetëmbrojtje ka vrarë një person në Has. Vazhdonte të ishte në radarët e policisë. Për t’i ikur asaj hasmërie ka zbritur në atë fshat. Pista e parë shkova te kjo, por Mernica janë të dëgjuar në Fier dhe mosha e tij është i ri”, tregon Hoxha.

Continue Reading

Kronike

Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur

Azgan Mernica, djali që vrau policin është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi është i armatosur, teksa është sekuestruar makina e tij.

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 28-vjeçar, punonjës i forcave “Shqiponja”, u vra me armë zjarri nga një 23-vjeçar.

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Continue Reading

Kronike

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Kep Arapin

GJKKO ka rrëzuar kërkesën Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), i cili në datën 31 janar të këtij viti kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 260 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 83, datë 13.05.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin  nr. 138, datë 20.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në ligj dhe prova”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’ apo i “forti” i Durrësit ka rënë në prangat e policisë vitin e kaluar në Rinas. 60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm nga shteti italian.

Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij. Rapi lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Continue Reading

Kronike

U ekzekutua sot në Fier/ Efektivi i “Shqiponjave” në Fier ishte martuar vetëm para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit. I riu, sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit. Dyshohet se i riu është i armatosur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING