Connect with us

Aktualitet

Pamje të rënda nga dhunimi barbar i Petraq Milos në kufi me Malin e Zi

Mediat malazeze kanë publikuar të tjera pamje nga dhunimi i Petraq Milos, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, ngjarje e ndodhur më 18 janar të këtij viti. Videoja prej 34 sekondash tregon Milon që ndodhet në timon, ndërsa rreth tij janë të paktën tre policë kufitarë. Në një moment, Milo mbyll derën, ndërsa efektivi i afrohet tek dritarja e makinës duke folur. Ajo që thotë efektivi nuk kuptohet, por sipas mediave malaeze ai ka thënë: Do të ta thyej nofullën!

Milo dëgjohet duke folur shqip dhe anglisht.

“Nuk kam bërë asgjë, asgjë nuk kam bërë. Të lutem shumë,”- thotë ai, por efektivi i mbyll gojën me dorë dhe e godet. Në këtë moment në mjetin e Milos nisin të ulërasin fëmijët.

“Oo, çfarë po i bën, çfarë po i bën babit,”- thonë ata. Efektivi më pas hap derën dhe e nxjerr Milon zvarrë nga makina.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Sot u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

Advertisement