Connect with us

Kronike

Pamjet e fundit të Ervis Martinajt, me qese ushqimesh shkon në shtëpinë e të dashurës

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022. I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh. Më pas pamjet e regjistruara në 7 grusht 2022 tregojnë momentin kur Ervis Martinaj largohet me mjetin e tij të blinduar tip ‘Benz’ që u gjet i braktisur në shtator të të njëjtit vit në një karburant në rrugën Durrës-Kukës. Që pas zhdukjes së tij në 9 gusht të vitit 2022, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e biznesmenit i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri. Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e Martinajt por asnjë nuk është konfirmuar. Që prej periudhës kur Martinaj u zhduk, policia ka kryer disa kontrolle në pronat e tij, por pa mundur të gjejë prova që konfirmojnë pista lidhur me zhdukjen e biznesmenit. Ministri Taulant Balla i pyetur për këtë çështje, ka deklaruar më herët se policia ka shumë informacion por kërkoi kohë për dokumentimin.

Kronike

Vrasja në Mirditë, Artan Hoxha publikon foton e autorit me automatik: Ky është Soni, tashmë ndodhet në Dubai

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar gjatë emisionit “Opinion” disa pamje në lidhje me një vrasje në Mirditë.

Bëhet fjalë për disa foto, ku duket qartë autori i ngjarjes, që lëviz me automatik në mes të qytetit.

Sipas Hoxhës, personi në imazh është “Soni”, që tashmë ndodhet në Dubai, por është edhe një nga personat e shpallur në kërkim pas operacionit të fundit të SPAK-ut ku u zbuluan edhe aleancat mes krimit.

“Ka ndodhur vrasje në Mirditë. Janë vrarë dy veta tek spitali. Kjo duhet të ketë mos gaboj, nja 6 muaj ose 7 muaj. Policia i ka këto imazhe. Personi është me automatik në dorë. Në rrugë, mes qyteti, ja karburanti, e ka qëlluar burrin e huaj. Shikoje ku e ke. Është me automatik në dorë.

Ky njeriu sot është me masë sigurie ndodhet në Dubai. Këto filmime nuk i ka vetëm policia, të jesh i sigurt. Më shumë se policia ata i kanë vetë se i marrin me njëri-tjetrin. Shiko, ngjarjet ne kemi bërë disa emisione për ngjarjet e Rrëshenit, vrasje me snajper. Kjo është një nga vrasjet.

Ndërsa Ben Ndoka pret që grupi i Durrësit dhe i Niklës të shkojë të vrasë Durim Bamin, ata i thonë, na kanë ikur me Sonin. Ky është Soni.

Po përpiqet të vrasin dhe i vunë minën atje poshtë Preng Gjinit, pasi kishte ndodhur vrasja me snajper. Këto zinxhir vrasjesh pa autorë prodhojnë vetëm vrasje”, tha Hoxha.
Continue Reading

Kronike

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

DURRËS– Një 24-vjeçar është paraqitur në spitalin e Durrësit, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në njoftimin e Policisë thuhet se është plagosur me armë në afërsi të banesës së tij në Shënalash.

“Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për  ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të  paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Continue Reading

Kronike

Detajet/ “Më ndihmoni po humbas gjak…”, si shqiptarja u masakrua me thikë në Angli

Një grua u godit me thikë jashtë një shkolle fillore, thanë dëshmitarët e tronditur për MailOnline.

Gruaja, që mendohet se ishte shqiptare që jetonte aty pranë, u godit me thikë në mënyrë të përsëritur menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë, ndërsa në vendin e ngjarjes u krijua një pellg gjaku.

Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjak’.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ku mbetet me lëndime të rënda pas një sulmi pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

 

 

Një burr u arrestua pak më pas.

Banorët e zonës thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

Një burrë tha sot: ‘Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i mbylli gojën me dorë për ta ndaluar të bërtiturat.

Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në rrugë.

Një nënë tjetër tha: ‘E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste “më ndihmo, më ndihmo”.

“Ajo gjithashtu bërtiste “Po më humb gjaku”.

“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale.

“Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë.

Policia ka thënë se fëmijët ishin të sigurt në shkollë.

Oficerët janë vendosur të qëndrojnë në zonë për t’u siguruar.

Një zëdhënës i policisë tha: ‘Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

“Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia.

Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri.’

Continue Reading

Kronike

“Ishte horror”/ Shqiptarja qëllohet disa herë me thikë, dëshmitarët: Kërkoi ndihmë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Luton të Anglisë, ku një shqiptare është qëlluar me thikë.

Mediat angleze shkruajnë se shqiptarja është qëlluar disa herë me thikë pranë një shkolle fillore dhe u la në një pellg gjaku.

Dëshmitarët thanë se ajo po ulërinte: “Ndihmë, më ndihmoni, po humbas gjak”.

Policia tha se viktima është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është arrestuar një burrë pak pas ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se viktima kishte probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur në banesën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

“Ishte horror, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë që e kapi për fyti dhe më pas i futi dorën në gojë që të mos bërtiste. Më pas e goditi disa herë me thikë në të gjithë trupin dhe e la në rrugë”, tha një dëshmitar.

Edhe ai konfirmoi se gruaja u sulmua sapo la fëmijët në shkollë.

Continue Reading

Kronike

Tragjedia në Martanesh/ Reagon KSSH: Minierat janë kthyer në galeri vdekjesh, shteti amniston shkelësit!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëdë që ndodhi sot në një minierë të Martaneshit ku humbi jetën minatori Armond Peshku dhe u plagos miku i tij Hajdar Balla.

Në një reagim në rrjete sociale KSSH shkruan se minierat në vendin tonë janë kthyer në galeri vdekjesh dhe se shteti amniston shkelësit. KSSH bën thirrje më tej që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa kërkon nga Inspektoriati I Punës të rris intensitetin e kontrolleve në galeritë dhe minierat.

Reagimi:

Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit! Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala. Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.

KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING