Aktualitet
Panelet e sanduiçit zënë poshtë 70-vjeçarin, humb jetën pronari
Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pas një aksidenti të ndodhur në ambientet e jashtme të subjektit që ai zotëronte.
Sipas Policisë, viktima është shtetasi Ylli Shakaj, rreth 70 vjeç. Dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej tyre kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi të, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pavarësisht ndërhyrjes, 70-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.
Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.