Connect with us

Lifestyle

Para se të blini një shtëpi, sigurohuni për këto gjashtë gjëra

Blerja e një shtëpie, mund të jetë shpenzimi më i madh i jetës suaj dhe nuk duhet të nxitoheni. Para se të veproni duhet të siguroheni se keni bërë disa gjëra të rëndësishme. Këtu janë gjashtë prej tyre, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme.

Kuptoni sa mund t’a përballoni një shtëpi

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë personat që blejnë shtëpi për herë të parë, është blerja e një shtëpie më shumë nga sa mund t’a përballojnë. Për të shmangur rënien në këtë kurth, ekspertja e pasurive të paluajtshme Barbara Corcoran dhe ekspertë të tjerë të parave, rekomandojnë të shpenzoni jo më shumë nga sa keni buxhetin, apo nga sa mund të paguani me të ardhurat që keni. Një tjetër udhëzim popullor është, që të shpenzoni jo më shumë se 28% të të ardhurave mujore tuaja bruto. Huadhënësit e hipotekave e përdorin këtë rregull për të vlerësuar kapacitetin tuaj të huamarrjes. Nëse raporti juaj i borxhit ndaj të ardhurave tejkalon këto kufizime, mund t’ju duhet të paguani një normë më të lartë interesi.

Buxheti për kostot e mbylljes
“Gabimi më i madh që bëjnë personat që blejnë një pronë apo shtëpi për herë të parë, është se ata harrojnë se kanë nevojë edhe për kostot e mbylljes”, – thotë Corcoran. Kostot e mbylljes ndryshojnë në varësi të vendit ku jetoni dhe llojit të kredisë që zgjidhni. Llojet e tarifave që hyjnë në grupin e kostove të mbylljes janë: taksat e pronës, sigurimi i shtëpisë, interesi i kredisë me parapagim dhe sigurimi i titullit, si dhe shpenzimet  si tarifa inspektimi, tarifa e aplikimit, tarifa e vlerësimit dhe pagesa që ju paguani duke tërhequr rezultatin tuaj të kreditit. Për të pasur një ide më të mirë për saktësinë e shpenzimeve tuaja, bëjini mirë llogaritë e kostos mbyllëse.

Kurse  për një pagesë paraprake
Teknikisht, ju duhet të bëni llogari, para se të vendosni të merrni kredi për shtëpinë tuaj. Sa më i ulët kësti mujor, Ky është një rrjet sigurie për bankën në rast, se nuk i bëni pagesat tuaja.

Kontrolloni rezultatin tuaj të kreditit
Para se të blini një shtëpi, duhet të dini se ku jeni financiarisht. Një normë më e ulët e interestit, mund të nënkuptojë pagesa shumë më të ulëta mujore. Huadhënësit e mëdhenj shpesh kërkojnë një rezultat minimal të kreditit.

Merrni paraaprovimin e hipotekës

Një miratim paraprak analizon aftësinë tuaj kreditore, tregon se sa mund të huazoni nga huadhënësi juaj. “Për parakualifikim, ju jepni të dhëna rreth hipotekës, të ardhurat tuaja, pasuritë, borxhet dhe kredinë tuaj, por nuk keni nevojë të prodhoni ndonjë dokument për të mbështetur atë

Sigurohuni që mund të përshtateni mirë në atë lagje

“Ju nuk jeni duke blerë vetëm pronën që po kërkoni. Gjithashtu, po zgjidhni edhe lagjen ku do të jetoni. Kjo është arsyeja pse duhet të mendoheni dy herë para se të veproni. Por, përtej kësaj, ju duhet të sguroheni nëse keni nevojë për një garazh, a ka një shkollë në këtë lagje, a ka transport publik për fëmijët, spitale, a ka ndriçim, dyqane e të tjera gjëra, që janë jetësore për secilin prej jush. Dhe për të njohur me të vërtetë zonën, ekspertët sugjerojnë që t’a vizioni zonën edhe në errësirë, jo vetëm në dritë, pasi ndjesia që ju jep lagja natën mund të ndyshojë nga ajo e ditës.  Prandaj sugjerohet t’a vëzhgoni dhe vlerësoni para se t’a blini atë pronë.

Lifestyle

4 vese që dëmtojnë dhe plakin çdo ditë trurin

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj. Siç e dimë të gjithë, zakonet tona jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Për shembull, kur një person nuk ka bërë stërvitje të mjaftueshme dhe ka ngrënë më tepër se zakonisht, ai/ ajo mund të shtojë më lehtë në peshë. Nëse keni një ditë stresuese në punë, mund të shkoni në shtëpi me dhimbje koke. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru.

Duke u bazuar në një studim lidhur me funksionimin e trurit dhe zakonet e këqija që ndikojnë në të, Dr. Hanneke Joosten, autori i studimit, ka raportuar për BBC-në se zakonet që janë të këqija për zemrën janë të këqija edhe për trurin.

Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.

2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër. Raportet thotë se kjo është e mjaftueshme për të krijuar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonave celularë dhe rreziqeve të kancerit.

3.Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Të gjithë i dimë rreziqet që sjell yndyra e tepërt në dietat tona. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë tepër trurin. Një studim i kryer nga Programi i Neuroshkencës në Universitetin Vanderbilt ka gjetur se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime yndyrore kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru. Ky defekt shkakton vështirësi të trurit për të dërguar sinjale lidhur me dëshirën për të konsumuar ushqim dhe frenimin e saj.

4.Pirja e duhanit: Është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.

Continue Reading

Lifestyle

Nëse bëjmë grim çdo ditë, a është i dëmshëm për lëkurën tonë?

Të mbash grim çdo ditë është kënaqësi për disa . Sido që të jetë, mund të keni pyetur veten nëse lëkura juaj po vuan për shkak të bërit përditë grim?

Për njerëzit me shqetësime specifike të lëkurës, dermatologët thonë se lloji “i gabuar” i grimit mund të shkaktojë acarim. Por në përgjithësi, nuk mund të bëhet asnjë dëm, për sa kohë që ndiqni një hap kyç.

Njerëzit me shqetësime specifike të lëkurës, të tilla si puçrrat, lëkurë të ndjeshme ose të thatë, mund të kenë nevojë të jenë më selektivë se çfarë grimi përdorin dhe si, thotë Antoinette Bologna.

Ajo është një artiste grimi dhe specialiste e mbështetjes së bukurisë në Shkollën Australiane të Bukurisë.

Continue Reading

Lifestyle

Trëndafili i egër mrekullibërës. I pasur me vitaminë C, shmang rrudhat në lëkurë dhe lufton variçet

Kokrrat e trëndafilit të egër janë të afta të reduktojë një sërë sëmundjesh në organizëm, si variçet dhe inflamacionet e muskujve e tendinave.

Përsa i përket estetikës, trëndafili është i veçantë për trajtimin e rrudhave të lëkurës dhe luftën kundër plakjes.

Medline Plus rekomandon konsumimin e tij gjatë gjithë vitit, pasi përmban më shumë vitaminë C sesa, për shembull, portokalli ose limoni, dy agrume shumë të vlerësuara në fushën e mjekësisë.

Përdorimi i kokrrave të trëndafilit, qoftë direkt si krem, reçel, lëng ose nëpërmjet ilaçeve, ndihmon në trajtimin e inflamacionit në traktin respirator; gjendje që zakonisht manifestohet në ftohje për shkak të temperaturave të ulëta ose ndryshimeve drastike të motit.

Efektet negative

Por trëndafili egër gjithashtu mund të shkaktojnë alergji te disa njerëz që përfshijnë simptoma të tilla si kruajtje, skuqje, ënjtje dhe probleme me frymëmarrjen.

Përveç kësaj, konsumimi i tij mund të shkaktojë kapsllëk për shkak të vetive të tij astringente.

Sipas Medline Plus, gratë shtatzëna ose ato që ushqehen me gji duhet të shmangin konsumimin e tij.

Continue Reading

Lifestyle

Kolesteroli ke femrat,a rritet rreziku i sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru?

Kolesteroli është një armik i fshehur. Edhe pse meshkujt priren të konsiderohen si më të prekur, femrat janë gjithashtu në rrezik nga kjo gjendje e rrezikshme që mund të çojë në komplikime serioze shëndetësore.

Sa kolesterol është normale për një grua?

Ka dy lloje, LDL ose kolesteroli “i keq”, i cili mund të jetë i dëmshëm dhe HDL, i cili është i dobishëm për shëndetin kardiovaskular.

Gama normale e kolesterolit tek femrat luhatet në varësi të moshës, shëndetit të përgjithshëm dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular.

Gratë shpesh kanë nivele më të larta të kolesterolit HDL, i njohur si “i mirë”, për shkak të estrogjenit. Gjithashtu hulumtimet tregojnë ndryshimet në nivelet e kolesterolit tek gratë, lidhen me fazat e ndryshme të ciklit menstrual.

Kjo është për shkak të luhatjeve në nivelet e estrogjenit gjatë ciklit. Megjithatë, në terma të përgjithshëm, një nivel total i kolesterolit më pak se 200 mg/dL konsiderohet i shëndetshëm.

Niveli i HDL apo kolesterolit të mirë konsiderohet normal te femrat nëse është më i madh se 40 mg/dl.

Nga ana tjetër, Healthline tregon se, në mungesë të sëmundjeve të zemrës, rekomandohet që gratë të kenë nivele të LDL ose kolesterolit të keq nën 100 mg/dl për të ruajtur një shëndet të mirë kardiovaskular.

Nëse keni faktorë rreziku për sëmundje të zemrës si mbi 55 vjeç, diabeti, hipertensioni ose një histori familjare e sëmundjeve të zemrës, rekomandohet që kolesteroli i keq të jetë nën 70 mg/dl.

Çfarë e shkakton kolesterolin e lartë tek femrat?

Akumulimi i kolesterolit në arterie mund të formojë një pllakë që i ngushton ato dhe redukton qarkullimin e gjakut, gjë që rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, thotë institucioni.

Kolesteroli i lartë tek gratë mund të ndikohet nga ndryshimet natyrore në jetën tuaj.

Gjatë shtatzënisë, është e zakonshme të shfaqen ndryshime në nivelet e lipideve në gjak.

Përveç kësaj, menopauza përfaqëson një tjetër moment kyç ku kolesteroli mund të rritet, thekson Fondacioni Spanjoll i Zemrës.

Healthline saktëson se me ardhjen e menopauzës, është e zakonshme që kolesteroli total dhe LDL të rritet, ndërsa HDL ulet, gjë që mund të rezultojë në nivele të larta të kolesterolit tek gratë që më parë kishin vlera normale.

Continue Reading

Lifestyle

Kanceri i fshikëzës dhe trajtimi i tij.

Një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës urinare u miratua muajin e kaluar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Ilaçi, i cili do të shitet me emrin e markës Anktiva dhe që është quajtur imunoterapia e gjeneratës së ardhshme, është menduar për disa pacientë që vuajnë nga disa lloje të kancerit të fshikëzës jo-invazive muskulore, thuhet në njoftimin e FDA, përcjell Telegrafi.

Trajtimi i ri aktivizon imunitetin afatgjatë.

Terapia e kancerit të fshikëzës funksionon duke aktivizuar llojet e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë sëmundjet, të quajtura qeliza vrasëse natyrore (NK) dhe qelizat T për të krijuar imunitet afatgjatë në trup.

Ilaçi tani është duke u zhvilluar nga kompania ImmunityBio e Culver City, dhe para kësaj ilaçi është formuluar nga kompania biofarmaceutike Altor BioScience e Miramar nga Florida.Miratimi i ilaçit të ri nga FDA u bazua në rezultatet e një prove klinike të udhëhequr nga Dr. Karim Chamie, profesor i urologjisë në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në Universitetin e Kalifornisë.

Një deklaratë nga Universiteti i Kalifornisë thotë se trajtimi i ri ofron “një alternativë bindëse për pacientët që kanë ezauruar opsionet e trajtimit konvencional”.

Trajtimi Anktiva është i destinuar për pacientët me kancer të fshikëzës urinare të cilët nuk i janë përgjigjur trajtimeve të mëparshme, vlerëson FDA. Ai shpërndahet përmes një kateteri dhe inkurajon sistemin imunitar të pacientit “të kryejë një sulm të synuar mbi qelizat e kancerit”, shpjegoi profesori Chamie.

Sipas tij, trajtimi mund të kursejë disa pacientë nga procedurat invazive, si operacioni për heqjen e gjithë ose një pjesë të fshikëzës.

Shumica e diagnozave të reja të kancerit të fshikëzës janë jo-invazive të muskujve, që do të thotë se tumori është në indin që rreshton sipërfaqen e brendshme të fshikëzës dhe nuk është përhapur në murin e fshikëzës, sipas një deklarate të Universitetit të Kalifornisë.

Pacientët me këtë lloj kanceri zakonisht i nënshtrohen operacionit dhe imunoterapisë me bazë bakteriale, e cila vendoset direkt në fshikëz. Megjithatë, edhe me këtë trajtim, kanceri mund të kthehet dhe shumë pacientë nuk i përgjigjen mirë trajtimit të mëtejshëm, duke i lënë disa pacientë me mundësi të kufizuara.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING