Politike
“Partizani”/ Gjokutaj: 50 % të dëshmisë së tij Balla s’e mbante mend
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas daljes nga SPAK, në konferencë për mediat ka folur për dëshminë që ka bërë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj kryedemokratit për dosjen Partizani, ku sipas avokatit, Balla në sallën e gjyqit nuk e ka mbajtur mend të paktën 50% të dëshmisë së tij.
“Sot ishte dita e mirë për një gënjeshtar. Ai nuk dinte se çfarë akuzash kishte bërë për kallëzim. Ai nuk e ka bërë edhe vet kallëzimin.
SPAK kundërshtoi një pjesë të kallëzimit të tij. Balla 50% e dëshmisë së tij nuk e mbante mend. Taulanti na rezulton më merakli për pronën publike”, tha Gjokutaj.