Aktualitet
Pas muajsh në arrati, Ergys Agasi përfundon në paraburgimin e Bradasheshit
Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë ndaj tij.
Agasi do të transferohet në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku do të vijojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar nga gjykata.
Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua më 26 gusht, pas disa muajsh në arrati.
Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshimet për afera të lidhura me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Ndaj tij, SPAK ka ngritur disa akuza, ndër të cilat “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.
Pas vendimit të GJKKO-së, Agasi pritet të vijojë qëndrimin në paraburgim, ndërsa hetimet e autoriteteve vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të dyshuara.