Pinknews
Pas ndryshimit të masës së sigurisë, reagon Joz Marku: Më kujton çdo ditë…
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku, duke e lënë atë në detyrim paraqitjeje. Pas vendimit, Marku ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar në “Instastory” një foto të tij.
“Ka një diell që m’shoqnon kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuar edhe vetë. Ju Dua”, shkruan ai në “Instastory”.
Sakaq, këngëtari Jozefin Marku u arrestua nga Policia e Tiranës pas qarkullimit të videos virale në TikTok, ku shihej duke dhunuar tiktoker-in Edi Kuçi.
