Aktualitet
“Pash Zotin mos më gjuni…”/ Del FOTO e të riut që hyri me makinë mes turmës
Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e 5 majit te sheshi “Skëndërbej” ku shoferi lezhjan Viktor Ndoka hyri me shpejtësi duke rrezikuar jetët e qytetarëve.
“Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”këto thuhet se kanë qenë fjalët e para të Viktor Ndokës nga Lezha, sipas gazetarit Elton Qyno.
Në pamjet e momentit kur 2 efektivët e Policisë Bashkiake neutralizojnë lezhjanin, duket imazhi i këtij të fundit.
Po ashtu, thuhet se Ndoka ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi që në bulevardin “Zogu i I” e me të njëjtën shpejtësi është drejtuar për në sheshin “Skënderbej” nga ku është përplasur me gurët e vendosur pranë Muzeut Kombëtar.
Menjëherë sapo kanë vënë re lëvizjen e Ndokës që shkaktoi panik te qytetarët, dy efektivë të Policisë Bashkiake që ndodheshin pranë vendngjarjes kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin e mjetit.
Elton Qyno bën me dije se dy efektivët kanë qenë Arkid Rizvani dhe Rigers Kasa, të cilët vrapuan për të ndërhyrë dhe neutralizuar autorin.
Pasi makina e Ndokës u përplas me gurët, njëri nga punonjësit e policisë Bashkiake Rigers Kasa, ka mundur t’i marrë çelësin e makinës nga timoni dhe më pas ka ngritur frenat e dorës duke ndaluar kështu makinën.
Në momentin e ndalimit, lezhjani ka filluar të bërtasë me zë të lartë që ta linin të qetë duke u shprehur se ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë, me qëllim për të denoncuar kryebashkiakun e Lezhës.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penale me Nr.6342 për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.
Për qytetarin që rrezikoi jetët e dhjetëra personave, Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.
Ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e Arrestit në burg 45 ditor.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që një makinë, pasi mesditën e 25 prillit të 2021, Arben Mema 32 vjeç, terrorizoi kryeqytetin duke u futur me makinë në mes të Sheshit Skëndërbej.
Për këtë ngjarje Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për Arben Memën.
Viktor Ndoka:
