Aktualitet
Pasi i vunë flakën Ministrisë së Arsimit, studentët kthejnë sytë nga selia e PS-së
Sheshi Skënderbej në Tiranë është përfshirë nga flakët dhe tymi i zi, pasi gjatë protestës janë djegur kosha plastikë, disa ulëse dhe pemë pranë sheshit. Zjarret kanë shkaktuar shtëllunga të dendura tymi, duke rënduar situatën në qendër të kryeqytetit.
Sipas raportohet, protestuesit kanë bërë thirrje mes tyre për t’u zhvendosur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste.
Protesta, e cila nisi pranë Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me përshkallëzim të tensioneve dhe më pas është zhvendosur përgjatë Rrugës së Dibrës, për të mbërritur tashmë në zonën qendrore të Tiranës. Zhvillimet e fundit kanë sjellë dëmtime të pronës publike dhe zjarre në hapësirat e sheshit, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar./ TCH
View this post on Instagram