Connect with us

Kosova

PASOJAT DO JENE TRAGJIKE/ Kosova s’e arrestoi Radoiçiçin, tani do përballet me sulme

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, ka reaguar ndaj deklaratave te kryeministrit Albin Kurtit dhe mendimit politik ne Prishtinë, qe thone se  Milan Radoiçic po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

Trajkovic tha se organet e sigurisë së Kosovës kanë pasur disa mundësi që ta arrestonin kreun e grupit serb që organizoi sulmin terrorist në veri të vendit më 24 shtator, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të ketë ndodhur pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës dhe Serbisë” – ka shkruar Trajkovic në platformën “X”.

“Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin serb”, ka shkruar politikania e njohur

Kujtojme se kryeministri Albin Kurti se fundmi në një konferencë për media  ka paralajmëruar se Serbia përmes Radoiçqit po përgatit sulme të reja ndaj Kosoves.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete me BIA, teksa pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend qe të dorëzon terroristët, Serbia po I shfrytëzon ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë” – ka deklaruar Kurti.

Advertisement