Connect with us

Kosova

Pazarllëqe, ryshfet për deputetët apo presion nga Perëndimi – si do ta arrijë Kurti shumicën?

Ne kuvendin e Kosoves ka gjithçka. Ka pazarllëqe dhe përpjekje për të blerë vota, por ka edhe paralajmërime se Perëndimi në një moment te caktuar mund të ushtrojë presion dhe t’i detyrojë partitë të konstituojne parlamentin. Per shume analiste, ky është një tregues i qartë se Albin Kurti ende nuk ka gjetur një mënyrë për të arritur numrin magjik prej 61votash që i duhen për të rimarrë “timonin” e qeverisë.

Deputetja boshnjake Dude Balja ishte e pare qe tregoi se asaj i ishte bere oferte, qe ne shkembim te votes se saj pro ne Kuvend, ajo te fitonte nje ved pune si profesoreshe ne Maqedonine e Veriut.

Ky ishte pranimi i parë publik se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në pushtet po përpiqet ta zgjidhë krizën institucionale duke blerë vota.
Nga ana tjeter, deputeti Lutfi Haziri ka pretenduar se koalicioni qeverisës kishte kontaktuar të paktën dy deputetë nga partia e tij LDK-ja për të ndërruar kamp.
Në të njëjtën kohë, një bashkëpunim i mundshëm me Nisma-n e Farmir Limajt ishte në proces që nga fillimi i krizes institucionale.

Vetë Kurti thote se aktualisht ka 61 deputetë – një numër magjik. Dhe kjo është arsyeja pse është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse votimi i fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit është në përputhje me ligjin apo jo.
Megjithatë, ai më parë kujtoi se ky problem mund të ishte zgjidhur me kohë – menjëherë pasi Lista Serbe fitoi shumicën bindëse të vendeve brenda kuotës për komunitetin serb.

Por për Afrim Hotin, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk është realiste të pritet që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë do të jenë në gjendje të ushtrojnë presion mbi partitë politike për të konsituuar institucionin dhe për të formuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur.

Advertisement