Politike
PD e mbushur me rrogëtarë/ Topi: Janë pjesë e korporatës, paguhen shumë mirë për cirk
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke komentuar të ashtuquajturin referendum për zgjedhjen e kreut të PD-së, Berisha, dhe faktin që në PD nuk flet njeri kundër, u shpreh se PD është mbushur me rrogëtarë që janë të varur nga kryetari i partisë.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Berisha e quajti këtë një referendum. Ç’kuptim ka që nuk pranohet kandidat tjetër? Kjo është e pakuptueshme dhe nuk flet njeri! Si ka mundësi që një parti që ka rrëzuar komunizmin? Se edhe nën Enver Hoxhën dilnin njerëz. Këtu s’ka njeri. Këtu të gjithë e mbështesin edhe pas 35 vjetësh këtë cirk?
Topi: Këtu nuk është më çështje e fobisë ndaj liderit. Ata janë pjesë e një koorporate të emëruar nga drejtuesi. Paguhen, marrin rroga të majme, gëzojnë pushtetin e opozitës dhe janë totalisht të varur nga personi në fjalë. Në të kaluarën kishte nevojë për të tjerët, sepse ligji ishte mazhoritar dhe ai nuk dilte në terren me figura të diskretituara, por kur ndryshuan kushtetutën në 2008 njëri emëron nga njëri krah, tjetri nga krahu tjetër. Janë të gjithë këta që janë nën nevojë. Askush nuk flet për rotacionin, por tani janë të varur nga punëmarësi, sepse ai i ka marrë në punë dhe nëse nuk flasin mirë ai nuk i fut më në lista. Pushteti i kryetarit të opozitës është i barbabartë me pushtetin e kryeministrit.
Rakipi: Një nga njerëzit që del është i mbytur në puse nafte. Ne të gjithë që në mëngjes kur ngrihemi të gjithë përpiqemi të punojmë për familjen tonë, po tani këta dalin barabarë…
Topi: Këta kanë dimension tjetër. nuk i ndalon njeri të kenë bizneset e tyre, por te këta funksionon hipokrizia publike. Këta janë me biznese dhe në fund hipokrizia përkthehet në një lloj psikoze që këta kapin tifozët e tyre dhe i mbajnë të lidhur. Ti nuk e di se çfarë lloj komunikimi ka me ta. Ata nuk kanë asnë lloj afeksioni në kulmin e hipokrizisë. Ne gjoja jemi në pluralizëm, por funksionojmë në bimonizëm, se janë dy grupe, dy indidividë që freskojnë lojën. Ka edhe një gjë që ka të bëjë në sjelljen e shoqërisë.