Connect with us

Kosova

PDK ultimatum Kurtit: Durimi ka një fund, Kosova nuk mund të mbahet peng

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës u rikthyen në sallën e Kuvendit, teksa këtë herë, zhvillimet atje janë ndjekur nga afër edhe nga zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, çka u përshëndet nga Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.

Prezenca e përfaqësuesve diplomatikë është një sinjal i mirë”, shprehet Arben Mustafa, PDK.

Dy partitë opozitare janë duke u mbledhur në Kuvend prej javësh, pasi ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës, ndonëse ka kaluar afati i venosur nga Gjykata Kushtetuese. Aleanca ka ngritur shqetësime për situatën e sigurisë në vend, ndërsa PDK paralajmëron se durimi, e ka një fund.

Sot është dita e 20-të prej kur Kosova ka dalë jashtë rendit kushtetues. Sot në Kosovë nuk mbizotëron rendi kushtetues, nuk mbizotëron rendi ligjor. Sot institucionet e Kosovës i ka marrë peng një njeri i cili ka kërkuar votën e qytetarëve për të punuar në këtë vend, mirëpo atë votë po e shfrytëzon për të penguar funksionimin normal të institucioneve të Kosovës. Albin Kurti ka marrë peng Kosovën dhe ka marrë peng institucionet e Kosovës. Dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë dhe as nuk do ta lejojmë…Mirëpo kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Ai duhet të kthehet në kuvend dhe të mundësojë funksionimin normal të kuvendit”, deklaroi më tej Mustafa.

Advertisement