Politike
Pensionisti vjen me biçikletë nga Vlora: Jam pa bukë në shtëpi
Një pensionist ka ardhur me biçikletë nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës.
Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sa të “rrëzojnë kriminelin Rama pas Vlora nuk e do në pushtet”.
“Kam ardhur nga Vlora, me bicikletë. Kam ardhur për të drejtat e mia, s’kam ardhuro për Sali Berishën. Unë jam pensionist. Më ka shtuar vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Jam i pakënaqur, pa bukë në shtëpinë time.
Kam ardhur kastile këtu që ta rrëzojmë këtë qeveri. Kjo qeveri e poshtër, ky kriminel i jonë që Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkë me shokët e mi për ta rrëzuar. Do rrimë këtu.”- tha pensionsti.