Politike
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka rrëfyer përjetimin e tij personal në konfliktin që lidhet me Aeroportin e Vlorës, duke e zhvendosur fokusin nga përplasja ekonomike dhe institucionale, tek ajo familjare, me akuza të drejtpërdrejta ndaj sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në intervistën në emisionin Opinion, Pacolli rrëfeu një episod personal me vajzën e tij, që sipas tij ilustron më qartë se raportet financiare se ku ka arritur situata:
Por nga ky moment personal, Pacolli kalon drejt akuzës së drejtpërdrejtë ndaj institucioneve gjyqësore në Shqipëri që ia kanë marrë investimin dhe nuk i lejojnë punonjësit e tij të afrohen në kantierin e aeroportit të Vlorës.
“Fëmijët e mi e dinë se është pjesë e sofrës, është pjesë e tavolinave, është pjesë e kolltuqeve tona ku flitet për Shqipërinë dhe dashurinë që kemi. Por me u trajtu në këtë mënyrë… jo nga një njeri i thjeshtë, por nga gjyqësia e Shqipërisë, nga organi që e definon të drejtën, është një punë e rëndë… dhe fëmijët e mi kanë filluar me studiu dhe e dinë se drejtësia duhet ta gjykojë të drejtën” u shpreh Pacolli.
Rrëfimin e tij, Pacolli e mbylli me një paralajmërim për gjykatësit që me vendimet e ndërmjetme praktikisht e kanë shpronësuar kompaninë zviceriane MABCO nga aeroporti.
“Vajza ime merret me art dhe film. Dhe unë po frikohem që fëmijët e mi do të bëjnë një film që do të jetë një bestseller për historikun e kësaj situate këtu në Shqipëri që mua më ka ndodhur” u shpreh presidenti i MABCO, që për momentin tha se ka investuar 90 milion euro në aeroportin e Vlorës, por i gjithë investimi kontrollohet nga kompania tjetër në konflikt me të që ka vetëm 2% të investimit.