Aktualitet
“Për hakmarrje”/ Kush po i ngre pretendimet se videot intime i publikoi gruaja e Adi Hilës?
Një pretendim i ri është ngritur lidhur me shpërndarjen e videove private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale ditët e fundit.
Gjatë një diskutimi në televizionin T7, Anamorena Nixha deklaroi se, sipas informacioneve që disponon, materialet mund të jenë shpërndarë nga partnerja e kompozitorit, me motiv të mundshëm hakmarrjen.
“Prej informatave të mia, thuhet që videot i ka shpërndarë partnerja e Adi Hilës, pra gruaja. Fatkeqësisht, si një akt hakmarrjeje”, u shpreh Nixha.
Deklarata ngre dyshime për përfshirjen e bashkëshortes së kompozitorit, Klaudia Hila, por deri në këtë fazë nuk paraqiten prova publike që konfirmojnë pretendimin dhe as nuk bëhet e ditur ndonjë përgjegjësi e vërtetuar për shpërndarjen e materialeve.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mëparshme, vetë Adrian Hila ka ngritur dyshimin se sistemi i kamerave të banesës së tij mund të jetë hakuar. Kjo mundësi paraqet një pistë tjetër lidhur me mënyrën se si materialet private mund të kenë dalë jashtë ambienteve të banesës.
Rrethanat e plota të shpërndarjes së videove dhe personat përgjegjës mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet. Deri në konfirmimin e fakteve, deklaratat për përfshirjen e personave të caktuar duhet të trajtohen si pretendime dhe jo si përfundime të provuara.