Connect with us

Kronike

Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir që u dogjën në banesë, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë

Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që dogji banesën e tyre, do të përcillen sot për në banesën e fundit në orën 15:00. Të afërm të viktimave, kanë shkuar për ngushëllim në banesën e xhaxhait të fëmijëve, i cili ka hapur dyert e mortit, pasi banesa e vëllait të tij është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Sakaq, vajza 6 vjeçare Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Që prej ditës së djeshme, e mitura ndodhet reanimacion e intubuar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Burime për mediat pranë QSUT-së, bëjnë me dije se vajza ka 45% djegie ne trup, konktretisht plagët më të rënda i ka në fytyrë dhe duar.

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se bashkia do te kryej të gjitha shpenzimet. Ai sshtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat.

Ngjarja rëndë tronditi të dielën Maliqin. Zjarri që përfshiu banesën e familjes Hazisllari, i mori jetën nënë e bir. Sipas dëshmive të fqinjëve, nëna dhe djali 14-vjeçar kanë mbetur të bllokuar brenda banesës, ndërsa vajza 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma.

Fqinja Xhemile Kapari tregon me detaje momentin kur ka gjetur vajzën, duke i dhënë ndihmën e parë. Ajo ka rrëfyer se kishte dëgjuar ulërimat e fëmijëve dhe ka shkuar menjëherë për të parë se çfarë ka ndodhur. Fqinja thotë se e gjati vajzën e djegur që po qante në oborr, të cilën e ka mbështjellë me një kuvertë. Më pas, së bashku me fqinjin tjetër, kanë hyrë në shtëpinë e djegur, ku kanë parë djalin e shtrirë në koridor përmbys. Ndërsa, Merjeme është gjetur pa shenje jete nga zjarrëfikësit në derën e kuzhinës.

“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: -Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur! Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: Ka vdekur.Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda  e gjeti policia dhe zjarrfikësja.

Vajtëm dhe ngritëm çupkën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm , vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda.Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi; kempi 200 mijë lekë nuk u mjaftonte. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy,një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo”, thotë fqinja, dëshmitarja e ngjarjes.

Për fat të keq, nëna dhe djali, Merjeme dhe Luka Hazisllari nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të plagëve të marra, ndërsa vajza e vogël ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë soba me dru. Fqinjët po ashtu tregojnë se familja përballej me kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët vuanin nga autizmi.

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se bashkia do te kryej të gjitha shpenzimet. Ai shtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat.

Advertisement