Sport
Përdhunoi shqiptaren në Itali, ja çfarë tha futbollisti brazilian
Ish-sulmuesi brazilian Robinjo u përfshi disa vite më parë në një skandal të madh, ku së bashku me disa shokë të tij kishin përdhunuar një vajzë shqiptare në Milano. Gjithçka ka ndodhur në vitin 2009, kur Robinjo luante me fanellën e Milanit, teksa për këtë ai qe dënuar edhe me 9 vite burg.
Ndërkohë, Robinjo ka folur në telefon me shokët e tij duke dhënë edhe informacione që e kanë fundosur më shumë. Ish-futbollisti e ka pranuar në një farë mënyre përdhunim, por në telefonatën me miqtë e tij ai thotë se do të refuzojë akuzat duke shtuar se ajo ka qenë e dehur dhe nuk mban mend asgjë.
“Nëse më thërrasin nuk është shumë problem. Do të shkoj dhe do të them që është një ngjarje që ka ndodhur 1 vit më parë dhe nuk ka pasur as prekje e asgjë. Kam vetëm frikë se do të dalë gjithçka në media dhe do të bëhet e madhe kur të thonë se shokët e Robinjos kanë përdhunuar një vajzë në Itali.
Në telefonatën me një shokun e tij, ai thotë: “Unë fjeta me të, kishim se*s oral dhe më pas u largova. Nuk kishte gjë tjetër, ajo ka fjetur me Aleksin. Por, ajo ishte edhe e dehur. Si mund të mbajë mend dikush kur është e dehur”.
Robinjo kërkon që të fajësojë edhe shokët e tij duke qenë se kushtetuta e Brazilit nuk i lejon ekstradimet dhe në këtë mënyrë, ata do t’i shpëtonin dënimit.
“Ato që e kanë prekur vajzën janë në Brazil, shkoni kapini atje. Të gjithë kush fjetën me të janë në Brazi. Unë nuk u shtriva, ju nuk jeni shtrirë dhe kush do të fajësohen, askush. Do të përfundojë e gjithë kjo me asgjë”, thotë Robinjo. Ndërkohë, një shok i kthehet “Pusho sepse të pashë vetë kur po bënit se*s oral”.
“Ajo nuk është asgjë”, i kthehet Robinjo duke qenë i bindur se nuk ka bërë asgjë për të cilën mund të dënohet.