Pinknews
Perfomanca e Celine Dion në ceremoninë e Lojërave Olimpike në Paris
Celine Dion bëri një rikthim emocionues në skenë të premten në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Pas Lady Gaga-s dhe një sërë këngëtarësh evropianë, performanca e pritur me padurim e Dion mbylli ceremoninë. Ndërsa pishtari u ndez dhe notonte në qiell, Dion, veshur me një fustan vezullues dhe të zbukuruar me rruaza, performoi në bazën e Kullës Eifel, duke dhënë një interpretim të fuqishëm të “Hymne A L’Amour” të Edith Piaf. Moti nuk mund ta ngadalësonte performancën e ngarkuar, e cila shfaqi Dion pranë një pianoje të mbushur me shi. Këngëtarja përfundoi me një notë prekës, duke treguar emocione të dukshme teksa erdhi fundi.
Ceremonia e së premtes mbrëma u zhvillua jashtë një stadiumi për herë të parë në histori dhe shfaqi disa nga monumentet ikonike të Parisit, duke përfshirë Kullën Eifel. Përveç Dion, ngjarja mblodhi së bashku 3500 aktorë, kërcimtarë dhe interpretues muzikorë.
Dion ka performuar më parë në Lojërat Olimpike, duke nisur edicionin e 1996 në Atlanta duke kënduar “The Power of the Dream”. Ajo ceremoni u ndoq nga një rekord prej 3.5 miliardë njerëz.
Sekreti i rikthimit të saj u mbajt i fshehtë deri në mbërritjen e saj në Paris të hënën, ku ajo u pa duke hyrë dhe dalë nga hoteli i saj, Royal Monceau, duke tërhequr lumë fansash. A.K./TemA