Connect with us

Aktualitet

Përfundon seanca për inceneratorin e Fierit

Seanca në GJKKO për inceneratorin e Fierit ka përfunduar. Gjatë seancës së sotme u bë mbrojtja e  Sabina Cenameri, Arben Dervishaj, Pellumb Abeshi, dhe Regan Merdani.

Nëpërmjet avokatëvë të tyre mbrojtës ata mohuan akuzat e SPAK dhe deklaruan se janë të pafajshëm. Së bashku me Alqi Bllakon, Azem Shatërrin dhe Florian Muçën, të cilët lexuan konkluzionet në seancat e mëparshme, numri i të pandehurve që e kanë lexuar mbrojtjen ka shkuar në 7.

Ndërkohë që janë dhe 8 të pandehur. Seanca e radhës u la më 24 korrik ora 10:00, në të cilën pritet të lexohet mbrojtja e ish-ministrit Lefter Koka.

Advertisement

TRENDING