Aktualitet
Përmbyset makina në afërsi të një qendre tregtare, detajet e para
Një automjet është përmbysur në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuese e mjetit ka qenë një vajzë e cila nuk raportohet të jetë lënduar.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.