Connect with us

Kronike

Përndoqi të renë online duke i hapur adresa false në rrjetet sociale për ta denigruar, arrestohet

Me përhapjen masive të rrjeteve sociale dhe përdorimit të tyre nga çdo qytetar, është rritur edhe rreziku i ekspozimit të të dhënave personale pa të drejtë, nga persona dashakeqës, me qëllim denigrimin e figurës ne mediat online.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Tiranë! Gentian Gega është arrestuar nga policia e Tiranës pas përndjekjes online që i ka bërë një 23-vjeçarje, duke i hapur profile false në rrjetet sociale me qëllim denigrimin e saj.

Nga verifikimet e kryera nga sektori i Krimit Kibernetik, ka rezultuar se 45-vjeçari, duke i hapur profile false me përmbajtje denigruese vajzës së re, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.

45-vjeçari banues në Tiranë, u ndalua pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Therat 3’.

‘Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2 “, u ndalua shtetasi G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Kronike

‘Asaj ia digjte rrobat dhe fotografitë’/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës: Para se të hidhej pa Ergysin me…

Më në brendësi të konflikteve që Alma kishte me të shoqin ishte e motra, Genta. Ajo tregon se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi.

Ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë“, tregon Genta.

Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës, tha ajo.

Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç, për të cilat ajo kishte foto.

Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re do t’i zbehej dhe do kthehej në familje por kjo nuk ndodhi.

Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur.

Ditën e ngjarjes tregon Genta e cila ka treguar faktet e dhunës në polici, motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën.

Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem.

Continue Reading

Kronike

‘Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve’/ Rrëfimi i trishtë i babait të Alma Arrazit: E donte…

Dëshmi të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin nga vendimi tragjik i nënës për tu hedhur me tre fëmijët e saj në lumin Buna. Ndërkohë është zbardhur dëshmia tronditëse e babait të Alma Arrëzit, nëna e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët.

Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.

Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.

Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.

“Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë  e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime,” tha ai.

Pas kërkimeve të zhvilluara në lumin e Bunës është gjetur edhe trupi i fëmijës së dytë të pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë. Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje.  Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, u gjet e pajetë në lumin Buna pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë. Vogëlushja u përcoll sot për në banesën fundit ndërsa vijon kërkimi për nënën dhe vëllain e saj 3-vjeçar.

Continue Reading

Kronike

Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe një nga trupat në lumin Buna

LAJM I FUNDIT! Tragjedia në Shkodër, gjendet një nga trupat në lumin Buna

Continue Reading

Kronike

“U kap nga kamerat e sigurisë”/ Cilat ishin lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve

Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.

Continue Reading

Kronike

“Ça i mungoi?”/ Burri vrau të moshuarit, gruaja e tij mes lotësh: Ka marrë kredi…

Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të vrasjes së të moshuarve në Dropull, ka folur mesh lotësh lidhur me ngjarjen.

Mes lotësh ajo kërkon ndjesë për ngjarjen e rëndë. Ajo tha se bashkëshorti i saj Thoma Mastora, kishte marrë edhe një kredi, të cilin nuk ka mundësi tashmë as ta shlyejë.

“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera. Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ça i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ça faji kam unë tani. Ça të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ça të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING