Aktualitet
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy të plagosur rëndë
Një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski ka ndodhur në liqenin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, kur mjeti lundrues i drejtuar nga 29-vjeçari E. T., me pasagjer E. P., 46 vjeç, është përplasur me një tjetër Jet Ski të drejtuar nga një person me iniciale B. H., i cili po manovronte për t’u ankoruar në breg.
Si pasojë e përplasjes, dy të dëmtuarit, E. T. dhe E. P., kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit për ndihmë mjekësore. Mjekët konfirmojnë se të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
Pas veprimeve të para hetimore, Policia e Kukësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 29-vjeçarit E. T. për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”. Ndërkohë, të dyja mjetet lundruese janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.
Në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15, ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues Jet Ski, ku ndodhej së bashku me shtetasin E. P., 46 vjeç, aksidentalisht është përplasur me mjetin lundrues Jet Ski që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues.
Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit E. T. dhe E. P., të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën.
Mjetet lundruese u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton Policia