Connect with us

Aktualitet

Përplasen fizikisht shoferi i autobusit dhe drejtuesi i një automjeti, arrestohen të dy nga policia

Një konflikt i dhunshëm mes dy drejtuesve të mjeteve ka ndodhur pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme në Tiranë, ku një debat në rrugë ka përfunduar në përleshje fizike me përdorimin e levave.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër pas një debati gjatë lëvizjes në rrugë. Situata më pas është përshkallëzuar, duke çuar në përdorimin e sendeve të forta.

Të dy personat kanë pësuar dëmtime fizike dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, ka neutralizuar konfliktin dhe ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në përleshje.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për personat e përfshirë.

Advertisement