Connect with us

Aktualitet

Përroi bllokon makinën, banorët shpëtojnë 5 antarët

Një tragjedi është shmangur sot në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë. Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke u shpëtuar jetën.

Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi. Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative. Shembja e urës prej vitesh detyron banorët e këtyre zonave të kalojnë përmes përroit.

Advertisement

TRENDING