Connect with us

Kosova

Pesë vjet gënjeshtra politik e Albin Kurtit me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Në maj të vitit 2021, asokohe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikisht kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës ka filluar punën për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës së fundit.

Përgatitja, në vlerësimin e Kurtit, po bëhej me hapa “gjigantë”, meqë për të “një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”.

5 vjet pas, Kosova është ende në përgatitje të padisë për gjenocid të Serbisë, sipas kryeministrit tashmë në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.

Në prill të vitit 2022, Osmani, kishte potencuar se tashmë një ekip i përbërë nga profesionistë po përgatisin materialet të cilët duhet Kosova t’i ketë sa i përket padisë për gjenocid.

Një hap përtej Kurtit e Osmanit kishte bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kur në maj të vitit 2023 kishte deklaruar se Kosova është “shumë afër” përfundimit të padisë “profesionale” për gjenocid ndaj Serbisë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, beson se tashmë është e qartë se artikulimet e tilla publike të ekzekutivit nuk janë asgjë tjetër përveç “deklarata politike për konsum të brendshëm dhe të parealizueshëm në praktik”.

Në vlerësimin e tij fraza të llojit të cilat janë vështirë të realizueshëm në terren mund të cilësohen edhe si “premtime fiktive” të cilave mund t’i besojnë qytetarët laikë, por assesi ekspertët e kësaj fushe.

Duke theksuar pamohueshmërinë e faktit se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, krime të tmerrshme dhe sistematike ndaj popullit shqiptar në Kosovë, Miftaraj thekson se padia për gjenocid ndaj Serbisë – siç ka premtuar Qeveria – është e pamundur marrë për bazë pozicionin politik në të cilën gjendet Kosova aktualisht në arenën ndërkombëtare.

Advertisement