Connect with us

Kosova

Picula: Me largimin e Orbanit, Vuçiç dhe Dodik humbën patronin e tyre në BE

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, vlerësoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe ish-Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik kanë humbur një mbrojtës të fortë me largimin e Viktor Orbán nga pushteti në Hungari.
Duke iu referuar marrëdhënies që Orban kultivoi me udhëheqësit autoritarë në Ballkan, si Vuçiç dhe Dodik, Picula tha se ata tani ata kanë “humbur një mbrojtës të fortë”
Ai shtoi se “shqetësimet e regjimit të Vuçiçit shprehen më së miri nga faqet tabloide, të cilat janë fytyra e regjimit dhe janë nën kontrollin e tij”.
Picula vlerësoi se Vuçiç dhe Dodik në fakt nuk janë të interesuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
“Vuçiç po shtiret se është i interesuar vetëm për shkak të parave që i kanë ardhur nga Brukseli gjatë gjithë kohës, pavarësisht se çfarë bën”, tha raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë.

Ai vlerësoi se ekzistojnë “çdo arsye për të ndryshuar më në fund jo vetëm narrativën e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë së Vuçiçit, por edhe atë që është shumë më e rëndësishme – politikën”.

“E vetmja gjuhë që ai kupton është gjuha e presionit financiar. Ai nuk shqetësohet për mbylljen e kapitujve të negociatave, ai shqetësohet për mbylljen e rubinetit financiar”, potencoi Picula.

Advertisement