Connect with us

Kronike

Plagoset drejtuesi i motorit, transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav. Bëhet me dije se një automjet fuoristradë ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit me dy rrota.

I plagosuri është identifikuar si A.Uka, i cili është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Bajram Currit. Por për shkak të gjendjes është ndërhyrë për transport me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement