Kronike
Plagoset me thikë pranë spitalit të QSUT-së një 42-vjeçar, në kërkim autori
Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në këmbë ditën e sotme pranë spitalit të QSUT-së.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, Gentjan Sopoti, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.