Connect with us

Kronike

Pl’agosi me thi’kë efektivin, arrestohet 30-vjeçari me precedentë penal

30-vjeçari Petrit Isaj që sulmoi me thikë efektin është arrestruar. Policia mori njoftim për një rast dhune në familje në lagjen “Guerrile”. Me të marrë njoftimin, punonjësit e policisë shkuan në banesën e Petrit Isaj. Por ky i fundit i ka kundërshtuar dhe ka goditur me thikë në dorë dhe fytyrë një prej efektivëve, i cili është identifikuar me inicialet K.Ç.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër,  shtetasi P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi  pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve  hetimore të kryera  nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I., 30 vjeç, banues në Shkodër, për  veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””, njofton policia.

30-vjeçari Petrit Isaj njihet nga Policia si person me precedent kriminal. Pasi kreu plagosjen, ai dërgua fillimisht për në urgjencën e spitalit rajonal në Shkodër, ku edhe iu injektua një qetësues dhe më pas u dërgua në Komisariat. I arrestuarit, në vitin 2019 ka qëlluar me breshëri automatiku pranë banesës duke terrorizuar qytetarët. Po ashtu, përveç precentëve penalë njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Advertisement