Connect with us

Kronike

“Plaka ka filluar të trembet”/ Salvatore të vëllait: Mbushi një dyshek me euro të flejë rehat

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal, ku Salvador Aliu ishte personi kyç, i cili merrej me trafikun e drogës, ndërsa me ndihmë të vëllait të tij Isa Aliu pastronte paratë në sektorë të ndryshme në Shqipëri. Mësohet se bisedat në SKY ECC kanë nxjerrë zbuluar vëllezërit Salvatore dhe Isa Aliu, ku ky i fundit që qëndronte në Shqipëri mbante shënim gjithçka.

Sipas bisedave në SKY ECC, përveç trafikut të drogës, komunikimet tregojnë një realitet tjetër siç është ai i fshehjes së sasive të mëdha të eurove dhe investimi i tyre në disa biznese. Dy vëllezërit flasin për sasinë e madhe të eurove, ndërsa Isa Aliu një moment i shpreh një shqetësim vëllait më madh, duke i thënë se e ëma ishte shqetësuar shumë për sasinë e madhe të parave. Ndërsa, Salvatore i përgjigjej duke i thënë që t’i mbushë një dyshek, që të flejë rehat.

Pjesë nga bisedat:

Isa Aliu: Ato që kanë dhënë lekët.

Salvatore: Se do t’i mbyll llogaritë me të gjithë.

Isa Aliu: Këtu janë bërë rreth 9 milionë e 800.

Salvatore: Dua të shoh sa lekë të kanë dorëzuar ty.

Salvatore: Edhe si t’i kanë dorëzuar, do m’i kalosh.

Isa AliuMe atë që kam mbledhur…

Salvatore: Nuk i dua kështu. I dua në total.

Salvatore: I dua sipas mënyrës si t’i kanë dorëzuar. Ose si i ke mbajtur të shënuara.

Isa Aliu: Natën, zemër, plaka ka filluar të trembet.

SalvatorePse? Për çfarë? Çfarë ka?

Isa Aliu: Po, sa herë vjen dikush dhe më sheh…

Salvatore: Po s’ka gjë, çfarë ka parë?

Salvatore: Mbushja një dyshek. Që të flejë rehat.

Isa Aliu: Thotë: “Pse ekzistojnë kaq shumë?”

Salvatore: Janë edhe 20. Akoma. Që duhet të vijnë.

Advertisement