Bota
Plani i Paqes/ Zelensky i dyzuar: Gati të punojmë me Trump…por beson te formati i Erdoganit
Zelensky: “Gati për të punuar me SHBA-në”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqen, ndërsa mediat publikojnë “plane paqeje” të propozuara nga Kievi.
Zelensky deklaroi se që nga fillimi i vitit, Ukraina ka mbështetur “të gjitha hapat vendimtarë dhe udhëheqjen e Presidentit Trump, çdo propozim të fortë dhe të drejtë për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
“Dhe vetëm Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fuqi të mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës një herë e përgjithmonë”, shtoi ai.
Presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një takimi në Ankara, “propozoi formate për negociata që unë i mbështeta dhe është e rëndësishme për ne që Turqia të jetë e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme”.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë në çdo format tjetër kuptimplotë që mund të prodhojë rezultate. Por gjëja kryesore për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të arritur paqe të qëndrueshme është të punojmë në koordinim me të gjithë partnerët dhe që udhëheqja amerikane të mbetet efektive, e fortë dhe të sjellë një paqe afatgjatë që garanton sigurinë për popullsinë”, përfundoi Zelensky.
…