Connect with us

Pinknews

Plas debati mes Orit dhe Arbrit në studio: Sa i vëmendshëm je si plakat e këqija

Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 3”,  ka pasur edhe debate mes opinionistëve, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari.

Debati nisi për çiftin Heidi Romeo dhe vijoi me pretendimet e secilit prej tyre mbi lojtarët e preferuar, që mund të kenë në lojë dhe që mund t’i mbajnë pak me ‘hatër’.

Arbri tha se Ori, kanw mbajtur të njëjtin qëndrim konstant për Heidin që prej fillimit të spektaklit, duke mos pasur mendim kritik për të.

Ndërsa Ori iu përgjigj duke thënë se nuk ishte konstatim i saktë.

Pjesë nga përplasja në studio:

Arbri: “Sikur ti të kishe një mendim më ndryshe për Heidin këto 200 ditë, ndryshe do ishte”.

Ori: “Unë kam mendim që e ndryshoj, e nis ndryshe…”.

Arbri: “Heidi për ty nuk ka pasur asnjë gabim që prej fillimit dhe kjo për mua është një çik me defekte”.

Ori: “Arbër çfarë problem k emo, mendo çfarë të duash nuk jam unë aty brenda. Unë mendoj se ti ke qejf meritonin”.

Arbri: “E kam zemër, e kam shumë xhan…”.

Ori: “Unë nuk e njoh Heidin. Meritoni jeton në Kosovë dhe Shqipëri, Heidi në Itali. Nëse unë Heidin e pëlqej…”.

Arbi: “Unë kam marrë nuse në Kosovë, nuk kam shkuar”.

Ori: “Unë e di se je batutaxhi se njihesh po unë nuk jam”.

Arbri: “Do mësohesh, çfarë të them unë, ke premise”!

Ori: “Për batutaxhie”?

Arbri: “Po”.

Ori: “Jo bejtjet i qan ti kështu që nuk të konkurroj dot”.

Arbri: “Faleminderit shumë, je mundu sidomos me këto postimet në Tik Tok”.

Ori: “Ua sa i vëmendshëm që je mor si plakat e këqija mor burrë. Nuk ke punë gjithë ditën, me këtë merresh më kontrollon mua”.

Arbri: “Po pranojë kur them se ke pak më shumë pëlqim për Heidin”.

Ledioni: “Mos vallë doni dhe ju të futeni brenda shtëpisë”.

Arbri: “Po mo mund të futemi”.

 

Pinknews

“Më fal që nuk erdha”/Egla habitet nga vëllai i saj, nuk i mban dot lotët

Pas debateve, “Big Brother” i bëri një surprizë shumë të bukur Eglës, e cila përjetoi emocione shumë të forta. Aktorja është njohur me të vëllanë përmes lidhjes “Video thirrje”, ku ka pasur rastin të përshëndesë edhe nipin e saj të vogël.

“Më vjen keq që nuk munda të vij të të takoj atje”,
 tha vëllai i banores VIP të Big Brother.

” Nuk dua të përfshihem shumë me lojën. Dua të them dy fjalë, jam mirënjohës që dini të mbroni veten dhe të ruani karakterin dhe identitetin tuaj. Jam krenar për ty. Mbështetje e pafund “, Besmir tha, i prekur, ndërsa i tregoi Eglës nipërit e tij.

Continue Reading

Pinknews

Fotot e Besa Kokëdhimës në Eurovision pushtojnë rrjetin, fustani i nxjerr zbuluar pjesën intime

Fotot e Besa Kokëdhimës nga skena e Eurovisionit teksa performonte, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Siç duket, e çara në fustanin e këngëtares ka treguar më shumë seç duhet.

Kujtojmë se ajo performoi “Titan” në skenën e “Malmo Arena” në Suedi, por nuk arriti që të futet në finale.

Continue Reading

Pinknews

Sfidojnë Romeon? Një helikopter sipër ‘BBV’ suprizon me trëndafila blu këtë banor

Pak para spektaklit të sotëm një surprizë ë bukur ka mbërritur pasditen e sotme përnjë nga nga banorët. Bëhet fjalë për Julin, i cili përjetoi emocione shumë të forta teksa pa nga oborri i shtëpisë më të famshme një helikopter që hidhte trëndafila blu.

Mes lotësh gëzimi, aktori ka falenderuar personin që vendosi t’i bënte këtë surprizë të bukur, ndërsa banorët po e pyesnin me kuriozitet se kush mund të ishte ky person

Juli ka qenë së fundmi i përfshirë në debate të forta në shtëpi që mund ta kenë ngarkuar emocionalisht dhe kjo surprizë duket se erdhi në një moment kur banori vërtet ka patur nevojë për mbështetje vetëm pak ditë larg finales së madhe.

 

Continue Reading

Pinknews

“Ti mendon se do të lutem?”/ Egla acaron Romeon, ja çfarë i mori

Nuk kanë fund debatet në shtëpinë e “BBV”. Pas një përplasje që pati me Julian Dedën, Egla ka debatuar edhe me Romeon.  Shkak u bënë paketat e cigareve që Egla i kishte marrë Romeos. Ky i fundit i thotë aktores “se është e dëshpëruar për situata”, ndërsa ajo i kthehet se nuk do t’ia japë më.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ka arritur deri te cigaret sot

Egla: Po ku e dija unë që ishin të tuat, mos i jep vetes shumë rëndësi mo burrë

Romeo: Sapo të thashë që janë të miat

Egla: Tani janë të miat thashë

Romeo: Duhet t’i kthesh

Egla: Përderisa i mora kam ndërmend ti mbaj

Romeo: Po pra, do situatë. Je e dëshpëruar për situatë, je e shqitur për situatë

Egla: Po jam, rri pa cigare

Romeo: Ti mendon se do të lutem ty për cigare

Egla: Jo, nuk dua të më lutesh. Unë të kam mbajtur me cigare 3 muajt e parë

Romeo: Siç ke mbajtur të gjithë, mua më ke mbajtur?

Egla: Ti ke marrë më së shumti

Continue Reading

Pinknews

Miss Universe mbërrin në Shqipëri, promovon Tiranën

Miss Universe Sheynnis Palacios ka mbërritur mbrëmë në aeroportin e Rinasit teksa është pritur nga producenti Eduart Deda dhe delegacioni shqiptarë.

Bukuroshja nga Nikaragua, modele dhe prezantuese, e ka marrë kurorën e më të bukurës në nëntor të vitit të kaluar, (2023) në El Salvador.

Palacois, me ardhjen e saj në Shqipëri, pritet të promovojë Tiranën dhe brendin e Miss Universe.

Pamjet e para të mbërritjes së Miss-it janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Miss Universe Albania.

 

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING