Bota
Po injorohen provokimet e Vuçiç/ Eurodeputeti austriak kritikon masat e BE
Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder, ka reaguar për masat e BE-së të planifikuara kundër Kosovës.
Ai thotë se ato janë të gabuara dhe se po injorohet fakti se provokimet erdhën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
“Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës, të parapara nga Komisioni i Europian, janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiç i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë” – deklaroi eurodeputeti austriak
BE gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës, – tha drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman.