Kronike
Po lëvizte me një karrocë dore, makina përplas për vdekje 77 vjeçarin
Një aksident ka ndodhur në Shkodër. Haki Bajrami 77 vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit ështê laefuar nga vendngjarja.
77 vjeçari ndodhej me një karrocë dore kur është përplasur nga një automjet. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.